Lajçak: Duhet ta përfundojmë punën tonë për integrimin e Ballkanit në BE
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në forumin e Dubrovnikut.
Një theks nga fjalimi i tij në Kroaci, Lajçak e ka bërë të ditur në rrjete sociale. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta përfundojë punën në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Në Forumin e Dubrovnikut 2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Në këtë forum po merr pjesë edhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.