Lajçak: Bislimi e Petkoviq u pajtuan për takim në javën e ardhshme rreth çështjes së dinarit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas takimeve me kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.
Lajçak përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se në takim u diskutua për një zgjidhje të përkohshme rreth vendimit të BQK-së për dinarin.
Ai ka konfirmuar se palët janë pajtuar që diskutimet të vazhdojnë javën e ardhshme, duke u bazuar në propozimet e tekstit.
“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit.” – ka thënë ai.
Today, I hosted a series of bilateral meetings with the Chief negotiators of Kosovo and Serbia to continue our discussion on a temporary solution for those most affected by the CBK decision. The Parties agreed to continue our efforts next week based on concrete text proposals. pic.twitter.com/ZVmCfmUCo9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 18, 2024