Laçak pas takimit me Vuçiqin: Diskutuam nevojën urgjente për përparim në normalizim
Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në shkrimin e tij, Lajçak ka theksuar se është urgjente që të ketë përparim në dialog.
“Fola me presidentin Aleksander Vucic në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në Dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajcak në “X”.
On day 2️⃣ at @GLOBSEC, I spoke with @predsednikrs @avucic about expectations and next steps in the Dialogue. We also discussed the Growth Plan and the urgent need for Kosovo and Serbia to make progress on normalisation. This is essential for advancing towards 🇪🇺 integration. pic.twitter.com/IiGaArKRn8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 31, 2024