Këshilli Prokurorial: Mos e instrumentalizoni drejtësinë për qëllime elektorale
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar lidhur me diskursin publik për sistemin prokurorial gjatë fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje subjekteve politike dhe kandidatëve që të përmbahen nga deklaratat dhe retorika që lidhen me institucionet e drejtësisë.
Në reagimin e publikuar në Facebook nga Sistemi Prokurorial, KPK kërkon që gjatë fushatës zgjedhore, subjektet politike dhe kandidatët të mos përdorin dhe të mos nxisin në diskursin publik çështje që kanë të bëjnë me sistemin prokurorial në përgjithësi dhe me Këshillin Prokurorial të Kosovës në veçanti.
Sipas KPK-së, instrumentalizimi i çështjeve që lidhen me institucionet e drejtësisë për qëllime politike ose elektorale dëmton imazhin dhe besimin e publikut në sundimin e ligjit, si dhe në funksionimin e pavarur të sistemit prokurorial.
Kujtojmë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në vazhdimësi për themelimin e një Prokuorie të re të, siç thotë ai, "specializuar për çështjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit."