“Ky veç plumbin e ka hak”: Mëgimtari nga Belgjika e kërcënon me vrasje Ilir Mirenën
Pas kërcënimit ndaj gazetarit Berat Buzhala, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me vrasje është kërcënuar edhe analisti Ilir Mirena.
Mirena ka publikuar në rrjete sociale një koment nga një person me emrin Visar Kabashi.
I njëjti jeton në Belgjikë, Bruksel, dhe nga postimet në facebook shihet se është profil real.
Mirena reagimin e ka bërë në rrjete sociale.
Postimi:
Kane nis me u ba nervoz militantat.
Rune kete nervoz edhe kur t’ju therrasin n’polici e gjykate. Mos u ligavnu aty…