“Ky tradhtar e kriminel…” – Shefi i inteligjencës së jashtme ruse reagon pas vdekjes së pilotit dezertor - NACIONALE

“Ky tradhtar e kriminel…” – Shefi i inteligjencës së jashtme ruse reagon pas vdekjes së pilotit dezertor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), Sergei Naryshkin, tha të martën se një pilot rus, që kishte dezertuar në Ukrainë dhe u gjet i qëlluar për vdekje në një garazh në Spanjë javën e kaluar, ishte “kufomë e moralit”, kur i planifikoi krimet, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

“Në Rusi, është zakon që ose të flitet mirë për të vdekurin, ose asgjë fare. Ky tradhtar e kriminel u bë kufomë morali mu në momentin kur e planifikoi këtë krim të ndyrë e të tmerrshëm” – citohet të ketë thënë Naryshkini, përcjell agjencia “Reuters”.

Piloti Maxim Kuzminov e kishte lëshuar helikopterin e tij të tipit Mi-8 në territorin ukrainas në gusht të vitit të kaluar.

Agjencia ukrainase e inteligjencës ushtarake, GUR, tha se Kuzminovi është gjetur i vdekur në Spanjë.

Ai kishte qenë duke jetuar në Spanjë me pasaportë ukrainase e me emër tjetër, raportoi agjencia shtetërore spanjolle e lajmeve, EFE.

Gazeta Nacionale më herët të martën raportoi për gjetjen e trupit të pilotit rus në Spanjë.

Lajme të ngjashme