Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte.
"Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare", njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6-10C, e ato maksimale ditëve të para kapin vlera edhe prej 24C e 26C, e gradualisht zbresin në 20C, por që mbeten më të larta nga mesataret.
Do të dominojnë më shumë qetësitë. Ditëve të para frynë edhe erëra të lehta nga jugperëndimi 2-5m/s, e të mërkurën nga veriu.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.