Ky është ish-ministri që u arrestua në aksionin e sotëm kundër korrupsionit
Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, është arrestuar të enjten mbrëma pas një aksioni të Policisë së Kosovës, të zhvilluar në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe me urdhër të Prokurorinë Speciale.
Sipas autoriteteve, Ismajli dyshohet se, së bashku me gjashtë zyrtarë të tjerë publikë, ka qenë pjesë e një skeme të organizuar për keqpërdorime me prona, duke shfrytëzuar procedurat gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Dega në Graçanicë.
Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Xhelal Sveçla, ka shkruar të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat zyrtare dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme buxhetit të Republikës së Kosovës.
Përveç Ismajlit, në mesin e të arrestuarve janë edhe gjyqtari mbikëqyrës i degës së Gjykatës në Graçanicë, si dhe disa zyrtarë të avokaturës private, eksperti i gjykatës, zyrtarë të Departamentit të Shpronësimeve dhe një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.
Sipas njoftimit, grupi dyshohet se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare ka iniciuar dhe proceduar lëndë gjyqësore me qëllim të përfitimit të paligjshëm financiar nga fondet publike, për shpronësime të realizuara gjatë viteve 2011–2015.