Ky është deputeti që ka shpenzuar më së paku për udhëtime
Deputetët e Kuvendit të Kosovës zakonisht kritikohen për beneficione të ndryshme. Udhëtime, mëditje e përfitime të tjera.
Megjithatë, një nga deptuetët që ka shpenzuar më së paku për udhëtime në Kuvendin e Kosovës është ai i Listës Guxo, Nasuf Bejta.
Nga të dhënat që ka publikuar RTV Dukagjini, Nasuf Bejta për udhëtime që të jetë pjesë e seancave dhe komisioneve, ka shpenzuar vetëm 65 euro.
Bejta ka qenë edhe kandidat për president, dhe për pjesëmarrje në seanca e komisione udhëton nga fshati Smrekonicë i Vushtrrisë.
Afërsisht 60 mijë euro kanë shpenzuar deputetët të Kuvendit të Kosovës, për pjesëmarrje në seanca e komisione të kuvendit gjatë vitit të kalaur.
Listës i prijnë deputetë nga radhët e komuniteteve, pjesë e grupit parlamentar multientnik.
Në bazë të të dhënave të siguruara nga Dukagjini, më së shumti ka shpenzuar deputetja Duda Balje, me gjithsej 2 mijë e 310 euro, ndërsa Fidan Jilta është i dyti me 2 mijë e 160 euro.
I treti në renditje është deputeti tjetër Enis Kervan, që për të marrë pjesë në seanca ka shpenzuar 1 mijë e 245 euro, ndërsa për komisione 720 euro, që në total për udhëtimet e Kervan në seanca dhe komisione shteti ka shpenzuar 1 mijë e 965 euro.
