Kuvendi sot mban seancë - NACIONALE

Kuvendi sot mban seancë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Kuvendi i Kosovës do t’i vazhdojë punimet e seancës plenare dhe do të mbajë një seancë të re.

Në rend dite janë pikat e pa përfunduara të tri seancave të kaluara, kurse në seancën e re është paraparë të shqyrtohen dy projektligje dhe të miratohet Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022, janë shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022 janë votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021

Lajme të ngjashme