Kuvendi shqyrton në lexim të dytë buxhetin e vitit 2024
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës plenare, ku në rend të ditës është Projektbuxheti për vitin 2024.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend të ditës është vetëm pika e “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.
“Rendi i ditës: 1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. Vendi: Kuvendi KosovësKoha: 10:00” – thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Projekligji për buxhetin është votuar në lexim të parë.