Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë – Vlerësohet puna e Kuvendit nga ndërkombëtarët - NACIONALE

Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë – Vlerësohet puna e Kuvendit nga ndërkombëtarët

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, raporton Ekonomia Online.

Nga institucionet kosovare thanë se demokracia në vend është në një rang me shtetet tjera të botës, ndërsa nga ndërkombëtarët u vlerësua lartë kontributi i Kuvendit në këtë drejtim.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se legjislativi çdo ditë synon që të promovojë vlerat e demokracisë.

“15 Shtatori shënon Ditën ndërkombëtare të Demokracisë, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara si ditë që shënohet progresi në Kosovë si dhe vlerat demokratike që i realizojmë në qeverisje”.

“Kuvendi i Kosovës edhe në ditët tjera synon që ta promovojmë demokracinë, e synon që ta bëjmë sa më transparencë”, tha Konjufca.

Drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, konsideron se për këto vite të pasluftës është bërë shumë punë në shtet ndërtimin e Kosovës.

Unë kam qenë pjesë e administratës së ish- presidentit Bush, dhe ta shohësh sesa ka arritur Kosova për 20 vite është me të vërtetë e mrekullueshme. Jemi krenar për punën e forumit që ka punuar në forcimin e demokracisë. Jemi krenar me mbështetjen e USAID dhe Kosova është bërë një nga shtetet parlamentare demokratike në botë”, tha ajo.

Koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, foli për lirën e medieve dhe tha se është e rëndësishme që bashkërisht t’i luftojmë lajmet e rrejshme, raporton EO.

“Tema është shumë e rëndësishme për Ditën e Demokracisë dhe dua të theksoj rëndësinë e një medie të lirë e pavarur. Tema e lirisë së medieve është mesazhi i parë, duke e parë rëndësinë që duhet bashkërisht t’i luftojmë lajmet e rrejshme e dukuri tjera negative dhe është e rëndësishme se Kosova është duke e shënuar ditën ndërkombëtare për personat me nevoja të veçanta”, tha ajo./ EO

Lajme të ngjashme