Kuvendi nuk ka kuorum për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur ta miraton Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Kjo pasi në seancën e sotme Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për miratimin e kësaj marrëveshje.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se në mungesë të kuorumit miratimi i kësaj marrëveshje bartet në një seancë tjetër.
Ai ka thënë se në proces të votimit të kësaj marrëveshje kanë marrë vetëm 72 deputetë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiti, ka thënë se PDK-ja nuk do ta përkrah këtë marrëveshje.
Ai ka thënë se edhe po të miratohet kjo marrëveshje nuk do të realizohet për shkak të sanksioneve që Kosova ka nga BE-ja.
“Kështu që, nuk ka kuptim që të merret pjesë në votim dhe të mundësohet kalimi i kësaj marrëveshje. Edhe nëse kalon nuk do të zbatohet ”, ka thënë Tahiri.
As AAK-ja nuk ka votuar pët këtë ligj.
Kurse, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK-ja është pro miratimin të kësaj marrëveshje.