Kuvendi nuk e miraton Projekt-rezolutën e PDK-së për ndërprerjen e grevës - NACIONALE

Kuvendi nuk e miraton Projekt-rezolutën e PDK-së për ndërprerjen e grevës

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar projektrezolutën e Grupit Parlamentar të PDK-së për ndërprerjen e grevës në arsim.

Në seancë e sotme, për këtë rezolutë kanë votuar vetëm 22 deputetë, kurse 39 kanë qenë kundër.

“22 deputet kanë qenë për rezolutën, 39 kundër dhe 6 abstenime. Kështu që konstatoj se nuk kalon kjo rezolutë e Grupit Parlamentar të PDK-së”, ka thënë kryetari i Kuvendi, Glauk Konjufca.

Gjatë ditës se djeshme, PDK-ja ka prezantuar këtë rezolutë, e cila tregonte hapat që duhet t`i ndërmarr qeveria për ndërprerjen e grevës në arsim.

Lajme të ngjashme