Kuvendi njofton për seancën konstituive të së enjtes: Ky është rendi i ditës - NACIONALE

Kuvendi njofton për seancën konstituive të së enjtes: Ky është rendi i ditës

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive do të mbahet të enjten, më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e seancave.

Sipas njoftimit, në rend dite janë:

Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;

Betimi i deputetëve;

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Njoftimi:

Data: 6 gusht 2026

Dita: E enjte

Seanca konstituive

Vendi: Salla e seancave

Koha: 10:00

Rendi i ditës

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

2. Betimi i deputetëve,

3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,

4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Lajme të ngjashme