Kuvendi Komunal në Prishtinë anulon vendimin për këmbimin e tokave
Në një seance të jashtëzakonshme, Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka anuluar vendimin e mëhershëm për këmbimin e pronave komunave me ato private.
Me 27 vota pro, asamblistët e VV-së dhe PDK-së në Prishtinë e kanë anuluar vendimin e ndërrimin e tokave të komunës në “Prishtina e re” dhe disa toka private në Babovc.
Ky veprim është marrë pas raportimeve të mediave dhe reagimit të fuqishëm të opinionit.
Po ashtu, pas këtij vendimi PDK-ja e ka njoftuar LDK-në se ka prishur koalicionin qeverisës në kryeqytet.