Kuvendi i Shqipërisë propozon Projekt-Rezolutë kundër akuzave të Dick Martyt ndaj UÇK-së - NACIONALE

Kuvendi i Shqipërisë propozon Projekt-Rezolutë kundër akuzave të Dick Martyt ndaj UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Shqipërisë, ka propozuar një Projektrezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, në të cilën kundërshtohen pretendimet e ngritura nga raporti i Dick Martyt për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Projektrezoluta përmban 20 pika mbi të cilat janë nxjerrë konstatime për pabazueshmërinë e pretendimeve të Dick Martyt ndaj luftës së UÇK-së.

Në këtë projektrezolutë thuhet se Kuvendi i Shqipërisë “Konstaton se, pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Task Forca Hetimore Speciale e BE dhe pasardhësja e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendimet e ngritura në Raportin e Dick Marty për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, të përfshira në Rezolutën 1782 (2011) të APKiE, pika 1 dhe pika 4, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte e, për rrjedhojë, duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare.”.

Gjithashtu projektrezoluta që pritet të votohet në Kuvendin e Shqipërisë, i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të bëjë një rishkrim të rezolutës që është votuar më parë dhe të rivlerësojë pretendimet e Martyt.

“I bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (folloë up report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.”, thuhet në rezolutën që e ka parë Nacionale.

Kujtomë se kryeministri Edi Rama kishtë thënë se do të kërkojë drejtësi në Evropë për Gjykatën Speciale ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.

Lajme të ngjashme