Kuvendi i Kosovës të shtunën mban seancë të jashtëzakonshme - NACIONALE

Kuvendi i Kosovës të shtunën mban seancë të jashtëzakonshme

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të shtunën.

Seanca do të fillojë nga ora 12:00, dhe në rend dite janë gjithsej pesë pika:

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,

5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.

Lajme të ngjashme