Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca, diskutohet edhe për librat shkollorë - NACIONALE

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca, diskutohet edhe për librat shkollorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosoëvs pritet që sot t’i mbajnë dy seanca.

Sipas njoftimi, seanca e parë që fillonë në ora 10:00 është seancë plenare dhe në rend të ditës janë tetë pika.

Ndërkohë, me fillim nga ora 14:00, Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për librat shkollorë.

Më poshtë mund të lexoni agjendën e Kuvendit për sot

Seanca plenare

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Vendi: Kuvendi Kosovës
Koha: 10:00

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës

1. Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Vendi: Kuvendi Kosovës
Koha: 14:00

Lajme të ngjashme