Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca
Deputet e Kosovës pritet të kenë nesër punë. Kjo pasi Kuvendi i Kosovës do t`i mbajë dy seanca.
Seanca e parë, e cila do të jetë solemne dhe do mbahet për nder të 25-vejtorit të Betejës së Koshares, pritet të fillojë në ora 10:00.
Ndërsa, seanca e dytë, që pritet të fillojë nga ora 11:00, do të jetë seancë e rregullt.
Në këtë seancë do të shqyrtohen 39 pika. Në rend të ditës janë edhe disa marrëveshjes ndërkombëtare.