Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër
Kuvendi i Kosovës nesër pritet ta mbajë seancën e radhës.
Në seancën, e cila do të filloi në ora 10:00, do të diskutohen në varg çështjes të rëndësishme.
Në rend të ditës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i 10 projektligjeve dhe disa raporteve për institucionet e pavarura.
Gjithashtu, në këtë seancë pritet shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual.