Kuvendi edhe sot “muze”: Vazhdon aktiviteti i çuditshëm “Bashkatdhetarët në Kuvend”
Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” do të vazhdojë edhe sot.
Ndonëse deputetët e VV-së nuk po e konstituojnë legjislaturën e 11-të, ata që disa ditë janë shprehur të gatshëm t`i presin bashkatdhetarët në sallën ku mbahen seancat plenare.
Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës dje ka njoftuar se në dy ditët e para Kuvendi është vizituar nga mbi 400 bashkatdhetarë.
“432 bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës janë pritur nga deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë të administratës, të cilët i kanë shoqëruar ata gjatë vizitës dhe i kanë informuar për punën, funksionimin dhe rolin e institucionit më të lartë përfaqësues të vendit. Gjatë vizitës, bashkatdhetarët kanë pasur mundësi të njihen nga afër me hapësirat e Kuvendit, përfshirë sallën plenare, si dhe me historikun dhe veprimtarinë e këtij institucioni”, është thënë në njoftimin e Kuvendit.