Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së në vitin 2021 ishte në kundërshtim me Kushtetutën - NACIONALE

Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së në vitin 2021 ishte në kundërshtim me Kushtetutën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i Kuvendit të Kosovës i marr më 8 korrik 2021 për ta shkarkuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, Kushtetuesja ka treguar se shkarkimi i 8 anëtareve të bordi nuk ka qenë në përputhje me nenin 7 dhe nenin 67 të Kushtetutës.

Në rastin KO 134/21, Gjykata ka vendosur njëzëri që (i) të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme lidhur me efektet e Vendimit të kontestuar. Ndërsa, me pesë (5) vota për dhe dy (2) vota kundër, Gjykata ka vendosur të konstatojë që (i) Vendimi [nr.08-V-036] i 8 korrikut 2021 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës; dhe (ii) konstatimi i lartcekur, përkatësisht Aktgjykimi i Gjykatës, nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta”, është thënë në njoftimin e Kushtetueses.

Kuvendi i Kosovës më 8 korrik 2021 kishte shkarkuar Bordin e RTK-së të përbërë nga Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Lajme të ngjashme