Kushtetuesja rrëzoi ligjin e VV-së për KPM-në, Deliu: “Fitore e fjalës së lirë” - NACIONALE

Kushtetuesja rrëzoi ligjin e VV-së për KPM-në, Deliu: “Fitore e fjalës së lirë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin e Vetëvedosjes për Komisionin e Pavarur të Media, për çka reagoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, duke e quajtur “fitore e fjalës së lirë”.

Deliu tha se me këtë ligj Vetëvendosja synonte “ta vendos në kontroll” Komisionin e Pavarur të mediave.

Postimi i plotë:

Qeveria e Vetëvendosjes tentoi ta vë nën kontroll Komisionin e Pavarur të Mediave me një ligj antikushtetues. Sot, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë ligj. Një tjetër tentativë për të kontrolluar median bie përballë Kushtetutës.

Fitorja i takon fjalës së lirë✊🗣

Lajme të ngjashme