Kushtetuesja e ka “në procedurë të shqyrtimit” lëndën e Listës Serbe për zgjedhjen e Rashiqit - NACIONALE

Kushtetuesja e ka “në procedurë të shqyrtimit” lëndën e Listës Serbe për zgjedhjen e Rashiqit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Listës Serbe për formën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë, përkatësisht Nenad Rashiqin e propozuar dhe zgjedhur nga Vetëvendosje.

Për RTV21, nga Gjykata është konfirmuar se çështja “është në procedurë të shqyrtimit”.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës,” thuhet në përgjigje.

Lajme të ngjashme