Kushtet e Kurtit “veç bllof, lojë me publikun, s’qëndrojnë”: Ramadani analizon ‘hilen’ e djeshme në Bruksel - NACIONALE

Kushtet e Kurtit “veç bllof, lojë me publikun, s’qëndrojnë”: Ramadani analizon ‘hilen’ e djeshme në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Studiuesi Shkodran Ramadani tre kushtet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dje në Bruksel për të (mos) u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “janë veç bllof” teksa rikujton kushtëzimet e mëparshme nga i njëjti që s’i kanë mbijetuar kohës.

“Edhe në fund të vitit të kaluar Kurti ka thënë që për të pasur normalizim të raporteve, Serbia duhet ta dorëzojë Radojiçiç-in, po kjo nuk ka ndodhur. Negociatat kanë vazhduar për çështjen e dinarit”, i tha Ramadani medias “Albanian Post”.

“Është thjeshtë një blof, një lojë me publikun për shkak se në një anë negociatat po vazhdojnë me vartësit e tyre, që i bie në një anë Kurti dhe Vuçiç-i po negociojnë përmes vartësve të tyre, në anën tjetër thotë që nuk takohem pa u plotësuar kushtet”, tha mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme