Kushaj i SBAShK-ut: Ende nuk dimë nëse do të pezullohet greva
Reshit Kushaj, anëtar i këshillit grevistë të SBAShK-ut, ka thënë se ende nuk kanë dëgjuar nga drejtuesit e këshillave vendorë grevistë nëse do të pezullohet apo jo greva.
Kusaj tha se do të mbahet një takim me të gjithë kryetarët e këshillave komunalë të grevës dhe se do të pranohen mendimet e anëtarëve sindikalë për grevën.
“Kjo ishte kërkesë e anëtarësisë nga dita e djeshme kur ne e kemi shpërndarë shkresën me përmbajtje që ata ta bëjnë analizën e grevës dhe anëtarësia ka kërkuar që t’u jepet pak më shumë hapësirë për të analizuar më qetë dhe më kujdesshëm situatën”, është shprehur Kushaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se sipas informacioneve që kanë, ende nuk është protestuar për pagat e mësimdhënësve.