Kush po e rrezikon Rron Gjinovcin e kush krerët e UÇK-së? Ky është aktgjykimi i Buzhalës
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i ka shfrytëzuar deklaratat e analistit Rron Gjinovci në Kohavision, për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit ndaj Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në parashtrimin e Prokurorisë ku kërkohet që të vazhdohet paraburgimi për Krasniqin e Selimin, thuhet se klima e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë është shtuar dukshëm.
Buzhala ka thënë se çdo analist dhe gazetar ka të drejtë të flasë dhe të kundërshtojë me shkrime, por jo me fyerje. Ai ka sqaruar se situata mes Rronit dhe prokurorisë ka lënë një shije të hidhur e cila vjen nga stereotipizimi i situatës.
Gazetari ka theksuar se kultura e fyese dhe kërcënuese në rrjete sociale është e papëlqyeshme dhe nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar. Buzhala ka treguar se pranon shumë komente të tilla, por nuk merret me to.
“Ajo çfarë më la shije të hidhur ke sterotipizimi i komplet situatës. Prokurorët kishin thanë ‘shiko çfarë i ka bërë Rronit, këta kështu ja bëjnë dëshmitarëve.” – ka thënë Buzhala.
Duke e sqaruar situatën, Buzhala ka lexuar disa nga komentet që i ka marrë në një video ku ka folur për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, ku të gjitha komentet kanë qenë kërcënuese dhe fyese.
“Kjo është bërë kulturë te ne, nuk është kulturë e mirë, është kulture e shpifur, e tmerrshme, mirëpo më hy shajt njerëz në rrjete sociale, posaçërisht gazetar e opinionist, është bërë sport kombëtar.” – ka thënë Buzhala.
Ai tutje ka thënë se nëse Prokuroria Speciale i analizon komentet fyese në rrjete sociale atëherë Tribunali kurrë nuk ka për tu mbyllur.
Buzhala ka bërë një kritikë ndaj Prokurorisë së Specializuar, duke thënë se kjo situatë flet për krizën në të cilën është futur ky institucion. Ai ka thënë se Tribunali Special është duke monitoruar debatet televizive për të nxjerrë diçka që ata mund ta përdorin si prova, duke e bërë këtë një problem të madh për një institucion që brenda tij ka marrë figurat kryesore të shtetit të Kosovës dhe UÇK-së.
“Kjo situatë flet shumë për krizën në të cilën është futë Prokuroria e Tribunalit Speciale. Një numër i madh i njerëzve e kanë prit me padurim, disa si viktima dhe disa si të pandehur fillimin e këtij procesi për me pa se çfarë ka në dorë prokuroria. Kur pe shohim se ata janë duke monitoruar debatet televizive për me pa rastësisht po rrjedh diçka që ata munden me përdor si provë, si argument, atëherë perime ky perime është problem i madh për një institucion që brenda tij i ka marrë figurat kryesore të shtetit të Kosovës dhe UÇK-së.” – ka thënë ai.
Buzhala gjithashtu ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke thënë se në këtë proces s'ka asgjë, vetëm politikë.
“Kurse janë duke i përcjell debatet e Rronit. Qysh kurrgjë tjetër nuk keni a? Shpresat të Rroni i ka vjerrë krejt Tribunali, u bë 1 muaj që ka fillu ky proces, dhe a mundet dikush me më thanë çka keni mbajt mend nga ky proces. Cilat dëshmi ju ka bërë përshtypje? Cili dëshmitarë jau ka ik trurin? Zero. Absolutisht vetëm politik. Prokuroria është shenduar në armë të pushtetit, të këtij pushtetit aktual. Të analistëve dhe argatëve të pushtetit. Kjo është hajgare.” – ka përfunduar ai.
