“Kush je ti? Pse po kesh?”: Përplasja brutale mes Lirim Mehmetajt e Dibran Hoxhës për Gjykatën Speciale - NACIONALE

“Kush je ti? Pse po kesh?”: Përplasja brutale mes Lirim Mehmetajt e Dibran Hoxhës për Gjykatën Speciale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një përplasje e ashpër, shuuuumë e ashpër (që meriton shumë më shumë u-ja të zjgatura) ka ndodhur mbrëmë në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit. Protagonistët kanë emra dhe mbiemra të përveçëm: Dibran Hoxha dhe Lirim Mehmetaj. Ndërsa tema që i përplasi ishte Gjykata Speciale, dëshmitarët e saj dhe procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Me të filluar shpalosja e opinionit nga ana e Hoxhës, i cili ka “shumçka për të thënë”, Mehmetaj ndërhyri duke qeshur në formë cinike.

“Unë thash nuk e kam përcjell sot deklaratën, dëshminë e sotshme…” – ishte fjalia hyrëse e Hoxhës, e cila e bëri të qeshte me ironi Mehmetajn.

“Hahahahah” – ishte qeshja me zë e Mehmetajt.

Ndërsa nga habia e momentit, Hoxha e shtron një pyetje gati krejtësisht naive.

“Pse po kesh o Lirimi?” – ishte pyetja.

Ndërsa përgjigja e Mehmetajt, e cila erdhi në formë të një pyetje retorike, ishte si vijon:

“Pse je ardhë në emison?”

E pas kësaj pyetjeje, Hoxha e luti ta dëgjonte deri në fund se çfarë po dëshironte të thoshte, ndërsa e akuzoi Mehmetajn se është i frustruar.

“Kjo është me frustrim, ke ardhë me qeru hesape me njerëz për të cilët ndoshta ke edhe komplekse, të cilat ne nuk mund t’i zgjidhim këtu.” – ishte fjalia e Hoxhës, që mënjëherë ngjalli reagimin e Mehmetajt.

“Unë komplekse a?” – ishte reagimi i tij.

Në fakt, përplasja e tyre ka vazhduar edhe në disa raste të tjera gjatë emisionit të mbrëmshëm.

Lajme të ngjashme