Kush janë dy kandidatët kryesorë për rektor në Universitetin e Mitrovicës?
Gara për Rektor në Universitetin e Mitrovicës po shkon drejt fundit.
Për rektor të UIBM-së kanë aplikuar gjashtë kandidatë: Faton Merovci, Merita Shala, Saranda Kika-Bahtiri, Naser Peci, Izet Zeqiri dhe Qazim Tmava.
Sipas burimeve të Nacionales kandidatët kryesor në garë janë Qazim Tmava dhe Izet Zeqiri.
Gara ndërmjet këtyre dy kandidatëve është tejet e ngushtë dhe pritet që dallimi në vota ndërmjet tyre të jetë minimal.
Vendimtar në këtë proces pritet të jetë kandidati prof. Naser Peci, i cili e ka të sigurt një votë nga një anëtar i Këshillit Drejtues sepse janë kolegë në fakultetet teknike.
Kjo votë do jetë prëcaktuese në rundin e dytë të votimit që pritet të zhvillohet ndërmjet Qazim Tmava dhe Izet Zeqiri. Ndërsa, kandidatja prof. Saranda Kika tashmë është tërhequr zyrtarisht nga gara në mungesë të përkrahjes.
Rektori i ri do të zgjedhet javën e arshshme dhe mandatin do ta marrë më 1 tetor 2023.