Kush janë deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë 2023?
Instuti Demokratik i Kosovës sot ka publikuar disa gjetje në ldhje me punën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023. Sipas KDI-së, gati çdo seancë është dashur të ndërprehet për mungesë kourumi.
Madje, ky institut ka theksuar edhe numrin e saktë të mungesave në total të deputetëve.
“Numerikisht, deputetët munguan 1586 herë, apo shprehur në përqindje në secilën seancë të vitit 2023, munguan 23,5 për qind e deputetëve.” – shkruhej në raport.
Por cilët janë deputetët që munguan më së shumti?
“Nga 5 deputetët me mungesat më të shumta, 4 vinë nga partitë opozitare, konkretisht Lumir Abdixhiku me 44 mungesa, Behgjet Pacolli me 39, Memli Krasniqi me 35, Ardian Kastrati me 34 dhe Saranda Bojuevci me 24 mungesa. Dy deputetët e fundit kanë munguar për arsye shëndetësore.” – shkruhej tutje në postimin e KDI-së.