Kush ishte Anton Berisha, ish-politikani që vdiq sot? - NACIONALE

Kush ishte Anton Berisha, ish-politikani që vdiq sot?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori dhe ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka vdekur të enjten në moshën 59 vjeçare.

Berisha për një kohë të gjatë ka qenë i përfshirë në organizime sociale, politike e kulturore, duke përfshirë lëvizjen kombëtare të viteve '90, me misione specifike diplomatike të autorizuara nga presidenti Ibrahim Rugova.

Siç theksohet në faqen e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Berisha ka qenë në gjeneratën e parë të ambasadorëve të karrierës i emëruar në vitin 2009. Ai ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni

Më pas, ai ka shërbyer në disa pozita të tjera diplomatike si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.

Berisha ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka punuar me fokus në sektorin e punëve të Jashtme dhe integrimeve evropiane.

Lajme të ngjashme