Kush është këngëtari i njohur që u vra mbrëmë në Shkup?
Dje Shkupi është tronditur nga të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë, u vra një person e u plagosën dy të tjerë.
Këngëtari Amar Ismani (29-vjeç) u vra në Shkup.
Një numër i madh prej tyre kanë nisur t’i thonë lamtumirën këngëtarit në rrjetet sociale.
Ismani u vra në një përleshje masive ku mbetën të plagosur dy persona, e për ata që nuk e njihnin karakterin dhe veprimtarinë e tij, ja kush ishte Amar Ismani.
Këngëtari ishte shumë i njohur në Maqedoni, ndërsa në Instagram e ndiqnin 303 mijë persona. Disa nga këngët e tij të famshme ishin “Bad Bitch” me Benny Bee, “Sjom mo”, “C’est la vie”, “Shawty”, “Ferrari”…
Një muaj më parë ai njoftoi se u fejua, ndërsa një foto të unazës e postoi në rrjetet sociale.