Kush është Ismet Haxha, ish-komandanti i UÇK-së që raportohet se planifikohej të vritej?
Televizioni A2 në Shqipëri ka publikuar sot një lajm, të cilën Nacionale ende nuk ka arritur ta konfirmoj. Sipas televizionit shqiptar, gjatë vitit 2021 kishte një plan për vrasjen e disa figurave kosovare, përfshirë kryeministrin Albin Kurtit.
Në mesin e atyre që përmendet është edhe Ismet Haxha, një figurë e njohur e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ismet Haxha është një komandant i njohur nga Mitrovica, që gjatë luftës së fundit ishte uniformuar në radhët e UÇK-së.
Haxha raportohet të jetë familjar i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Në kohë lufte, siç kishin raportuar mediat vite më vonë, ai kishte shpëtuar tre shqiptarë nga pushkatimi nga forcat serbe.
Ish-eprori i UÇK-së ishte akuzuar nga Gjykata në lidhje me krime të luftës, dhe ishte në grupin e njohur si “Drenica”, së bashku me Sylejman Selimin, ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së.
Ai ishte shpallur i pafajshëm në akuzën për keqtrajtim në luftë dhe arratisjen nga QKUK.