Kusari: Çdo sukses i Kosovës është edhe sukses i Shqipërisë
Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka ndarë disa fotografi me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kusari shprehet falënderuese ndaj Presidentit Begaj për pjesëmarrjen e djeshme në ceremoninë e 25 vjetorit të çlirimit.
“Çdo sukses i Kosovës është edhe sukses i Shqipërisë dhe çdo sukses i Shqipërisë është edhe i Kosovës. Sukseset e Kosovës dhe të Shqipërisë janë arritje e të gjithë shqiptarisë”, shkruan Kusari.