Kusari: S’ka arsye që shuma e Fondit të Sigurisë të mbahet sekret, VV-ja po e keqpërdorë ligjin
Flutura Kusari, juristja e të drejtës së medias, ka deklaruar se nuk ka arsye ligjore apo argument, që shuma e Fondit të Sigurisë të mbahet sekret.
Kështu deklaroi ajo në “RTV Dukagjini”, derisa ka folur në lidhje me Ligjin për klasifikimin e informacioneve.
“Abuzumi me këtë ligj këtë ekziston dhe ne jemi duke pa te Fondi i Sigurisë, Ligji për Klasifikim e Informaconeve është keqpërdorë. Nuk ka asnjë arsye ligjore, nuk ka asnjë argument që mund me e bindë dikë që shuma e Fondit të Sigurisë duhet të mbahet sekret. Buxheti për FSK-në dihet, dihet sa para hargjohen për blerjen e armatimit, askush nuk po kërkon sakëtësisht kontratën. Jemi duke folë vetëm për shumën.” – tha ajo.
Kusari tutje ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke e keqpërdorë këtë ligj që mos të bëhet “horë” para krejtëve”.
Mirëpo, Ligji për Klasifikim e Informacioneve e ka një nen shumë interesant, ku thotë se nuk mund të klasifikohen informacionet me qëllim të mos-turpërimit të një institucioni, unë besoj që ajo është duke ndodhë. Unë mendoj që VV-ja po e keqperdorë ligjin për mos me u bë horë para krejtve, por unë besoj të agjensia (Agjensioni për Informim dhe Privatësi) që do të reagojë”." - u shpreh Kusari.