Kusari: Raporti i komisionit për skandalin në RTK të publikohet menjëherë pas finalizimit, pa vonesa
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kërkuar që raporti i komisionit të RKT-së për trajtimin e skandalit, duhet të publikohet menjëherë.
Ajo ka thënë se çdo vonesë e rëndon edhe më shumë imazhin “tashmë të dëmtuar të RTK-së”.
“Pa vonesa dhe pa arsyetime koti procedurale.” – ka kërkuar ajo.
Reagimi i saj:
Raporti i komisionit për skandalin e ndikimit politik në RTK duhet të publikohet menjëherë pas finalizimit.
Pa vonesa dhe pa arsyetime koti procedurale.
Çdo vonesë në publikimin e tij rëndon tutje imazhin tashmë të dëmtuar të RTK-së.