Kusari publikon video nga Kuvendi: Pershendetje e ngrohtë për gazetarët nga Ukraina - NACIONALE

Kusari publikon video nga Kuvendi: Pershendetje e ngrohtë për gazetarët nga Ukraina

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në seancën që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, mysafir janë gazetarët ukrainas, të cilët tash e një kohë po qëndrojnë në Kosovë, përshkak të luftës të pakompromis që po zhvillohet në shtetin e tyre.

Flutura Kusari, e cila ishte njëra ndër më meritoret për strehimin e gazetarëve që vijnë nga Ukraina, ka publikuar një video, se si deputetët e Kuvendit, po duartrokisnin, pasi ishin ngritur në këmbë, për gazetarët nga Ukraina.

Postimi i Kusarit:

Pershendetje e ngrohte nga deputetet e e Kuvendit te Kosoves per gazetaret nga Ukraina qe jane duke e vizituar sot Kuvendin

Lajme të ngjashme