Kusari: Përzgjedhja e anëtarëve të bordit të RTK-së, proces i komprometuar – s’i plotëson as standardet minimale - NACIONALE

Kusari: Përzgjedhja e anëtarëve të bordit të RTK-së, proces i komprometuar – s’i plotëson as standardet minimale

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar sërish lidhur me emrat për bordin e RTK-së.

Ajo ka thënë se procesi i përzgjedhjes është i komprometuar.

Postimi:

Mbrëmë e kemi monitoru procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së deri në ora 1.30 pas mesnatës.

Ky proces është proces i komprometuar, i cili proces nuk plotëson standardet minimale përmes të cilit duhet të rekomandohen emrat e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Mungesa e standardeve themelore të transparencës, barazisë dhe rregullsisë procedurale janë arsyet krysore të kompromentimit të këtij procesi.

Komisioni Ad Hoc nuk duhet të procedojë emrat për votim në seancë plenare.

Lajme të ngjashme