Kusari për takimin në Ohër: Jam e interesuar me lexu lajme nga gazetaret gra ose nga ekipe mikse
Jursitja e mediave, Flutura Kusari ka thënë se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më 18 mars në Ohës, është ngjarje e madhe historike.
Ajo ka ka thënë mediat në Ohër duhet të dërgojnë gra gazetare.
“Jam e interesuar me lexu lajme nga takimi ne Oher nga gazetaret gra ose nga ekipe mikse.” – ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.
Shkrimi i saj:
Disa dite na ndajne nga takimi i Kurtit dhe Vucic ne Oher. Ngjarje e madhe historike.
A do ta kemi perseri 'nderin' dhe 'privilegjin' qe nga atje te na raportojne kryesisht burrat? Sepse burrat (shumica, por jo te gjithe!) jane per udhetime dhe debate llaba llaba ndersa gazetaret gra jane per terren dhe hulumtime.
Jam e interesuar me lexu lajme nga takimi ne Oher nga gazetaret gra ose nga ekipe mikse.
Respekt per te gjithe pronaret dhe udheheqesit e mediave qe ne Oher, por edhe ne kryeqytete europiane, do te dergojne gra ose ekipe mikse te perbera nga gazetare gra dhe burra.
