Kusari për raportimin skandaloz: Pse RTK po e fsheh raportin e komisionit?
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar ashpër lidhur me raportin e Komisionit të RTK-së që është krijuar lidhur me raportimin skandaloz kundër Nacionales e Periskopit.
Kusari ka pyetur pse po fshehet ky raport nga publiku.
“Pse RTK nuk po e publikon raportin e komisionit. Perse po e fshehe? Pergjegjes per publikim eshte menaxhmenti dhe bordi”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, jozyrtarisht është mësuar se komisioni e ka dorëzuar raportin te zv/drejtori, Adi Krasta.