Kusari: MINT i ka edhe tre ditë afat me vendosë për ankesën e Klan Kosovës, rreziku nga pushteti është real dhe serioz - NACIONALE

Kusari: MINT i ka edhe tre ditë afat me vendosë për ankesën e Klan Kosovës, rreziku nga pushteti është real dhe serioz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka paralajmëruar se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë kur Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT, do të vendosë për ankesën e Klan Kosovës.

Sipas Kusarit, rreziku që mbyllja e Klan Kosovës, e më pas e mediumeve të tjera të ndodh është serioz dhe real.

E plotë:

Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në MINT i ka edhe tre dite afat me vendosë për ankesen e Klan Kosovës kundër vendimit politik të tyre për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova.

Nëse Komisioni e refuzon ankesën, atëherë brenda një periudhë shumë të shkurtës (nëse procedura gjyqësore dështon) redaksisë së Klan Kosovës do t'i vihet çelësi.

Rreziku është serioz dhe real.

Ky nuk është proces administrativ apo i ligjshëm, është proces politik.

E kuptoj që mediat dhe gazetarët janë shumë të zënë me shumë zhvillime por i lus shumë që t'i kushtojnë temë këtij zhvillimi.

Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me Klan Kosova, ka të bëjë me precedentin që krijohet dhe që pastaj mund të zbatohet për të gjitha mediat tjera.

Lajme të ngjashme