Kusari me këshilla për gazetarët: Përdorni “secret chat” në Viber, fshini “screenshots” - NACIONALE

Kusari me këshilla për gazetarët: Përdorni “secret chat” në Viber, fshini “screenshots”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Flutura Kusari, juriste të drejtës së medias, ka shkruar një status, në të cilin ka ofruar disa këshilla për gazetarët kosovarë në lidhje me përdorimin e teknologjisë.

Sipas Kusarit, gazetarët duhet të jenë vigjilentë në mbrojtjen e komunikimeve elektronike.

Tutje, ajo ka ofruar disa këshilla praktike për gazetarët për të mbrojtur sinjalizuesit.

“Përdorni secret chat në viber, disappearing messages në ëhatsapp dhe signal, fshini screenshoots dhe çdo gjurmë që çon në identifikimin e burimeve. Rregulloni settings të emailave dhe llogarive në media sociale duke i shfrytëzu opsionet për mbrojtje maksimale.

Nëse je gazetar apo punon në media dhe nuk je duke përdorë Google Authenticator, ke problem madhor me siguri. Nisja përdore menjëherë” – ka shkruar Kusari.

Lajme të ngjashme