Kusari: Liria e medias ka rënë në tri vitet e fundit, disa standard janë cënuar nga Vetëvendosja
Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka vlerësuar se klima për lirinë e medias në Kosovë është përkeqësuar, duke evidentuar retorikë stigmatizuese ndaj gazetarëve, presione politike dhe sfida për sigurinë e tyre.
Juristja Flutura Kusari tha se “disa standarde të lirisë së mediave janë cenuar nga partia në pushtet”, ndërsa përfaqësues të BE-së dhe Finlandës kërkuan forcimin e mbrojtjes së gazetarëve, përmirësimin e legjislacionit dhe garantimin e një mjedisi të lirë e të sigurt për median.