Kusari-Lilës i qeshet me pyetjet se pse shefi i CIA-s nuk e takoi Kurtin: Spekulim i madh
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të VV-së, është lidhur nga Çikago e ShBA-së në RTK, ku foli për tema të ndryshme.
Në këtë intervistë, ajo u pyet edhe për arsyen se pse shefi i CIA-s, William Burns, nuk e takoi kryeministrin Albin Kurti, i cili ka qëndruar në Konventën e Partisë Demorkatike të ShBA-së.
“Kishte zëra që thonin se kryeministrin Kurti nuk e takoi – drejtori i CIA-s v.j. – për shkak të raporteve me ShBA-në ose se ai ka shkuar me qëllim në Amerikë që t’i ikë kësaj vizite” – ishte pyetja e gazetarit të RTK-së.
Ndërsa, Kusari-Lila fillimisht qeshi shkrutimisht, por pastaj e rrëzoi pyetjen me një konkludim.
“Gjitha kjo është, të them, një spekulim i madh në tërësi” – tha Kusari-Lila, duke vazhduar se shkuarja e Kurtit në Amerikës ishte caktuar kohë më parë.