Kusari-Lila thotë se u provokuan nga Lista Serbe: Nuk kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas seancës së sotme.
Ajo ka thënë se janë provokuar nga deputetët e Listës Serbe.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Sot vazhduam me një agjendë dinamike legjislative.
U miratuan një grup ligjesh që bartin potencialin për zhvilluar një mori sektorësh. Të gjitha ato kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve te shtetit tonë.
Po ashtu sot ishim dëshmitarë të një provokimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe. Ata siç e kanë bërë zakon shfaqen një herë në 6 muaj e në ndërmjet i bëhen krah jo qytetarëve të Kosovës por terroristëve dhe gjithë atyre që i mbështesin politikat agresive të Vuçiqit.
Po siç e tha Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca s’kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit në Kuvendin e qytetarëve.
Kjo legjislaturë u ka dhënë qytetarëve mbi 300 ligje të reja. Ndërsa sot midis të tjerave u miratuan Ligji pêr Byronë e konfiskimit të pasurisë së paligjshme, Ligji për banimin social dhe të përballueshëm dhe Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
Urime dhe puna vazhdon pa ndalur!