Kusari-Lila tash e çon në qiell marrëveshjen për energjinë: Po funksionon shteti ligjor - NACIONALE

Kusari-Lila tash e çon në qiell marrëveshjen për energjinë: Po funksionon shteti ligjor

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimosa Kusari-Lila ka thënë se marrëveshja për faturimin e energjisë elektrike për katër komunat në veri të vendit, do t’i sanojë dëmet që i janë shkaktuar buxhetit të Kosovë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, shefja e deputetëve të VV-së, shpreson në zbatim të suksesshëm të kësaj marrëveshjes, duke thënë se po bëhet funksionimi i shtetit ligjor në tërë territorin.

“Udhërrëfyesi për marrëveshjen për energjinë është e rëndësisë e cila sanon dëmin e mëtutjeshëm i cili i është bërë buxhetit të Kosovës dhe natyrisht edhe ligjshmërisë në Kosovë sepse nuk ka pasur faturim për këto 23 vjet të energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit. Prandaj kthimi i normaliteti është një arritje tepër e madhe pas periudhës së çlirimit të Kosovës dhe shpresojmë që edhe zbatimi i saj të shkojë pa probleme të përcjellë të cilat zakonisht mund të dalin ose të provokohen nga ana e Serbisë. Por jam e bindur se me zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshje ne hyjmë në një etapë të re në të cilën funksionimi shtetit ligjor dhe natyrisht autoriteti të institucioneve bëhet pa dallim në gjithë territorin e Kosovës”, tha Kusari-Lila.

Lajme të ngjashme