Kusari-Lila nënshkruan ligjin për çmimet tavan: Masat janë të përkohshme - NACIONALE

Kusari-Lila nënshkruan ligjin për çmimet tavan: Masat janë të përkohshme

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka nënshkruar inicimin e procedurës për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike, ligji për çmimet tavan.

Në arsyetim, Kusari-Lila tha se qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por “mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize”.

“Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik. Duke adresuar edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese nga e kaluara, po ndërtojmë një kornizë më të fortë, më të qëndrueshme dhe ligjërisht solide. Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit publik”.

Lajme të ngjashme