Kusari-Lila: Kurti pritet t’i ftojë partitë politike seancës konstitutive, jam e bindur që shumë shpejt - NACIONALE

Kusari-Lila: Kurti pritet t’i ftojë partitë politike seancës konstitutive, jam e bindur që shumë shpejt

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Ministrja në detyrë Mimoza Kusari-Lila tha se Albin Kurti pritet t’u dërgojë së shpejti ftesë për takim LDK-së dhe partive të tjera parlamentare.

“Jam e bindur që shumë shpejt, para seancës konstituive, Albin Kurti do të bëjë ftesë edhe për LDK-në, edhe për partitë e tjera”, deklaroi ajo.

Kusari-Lila theksoi se të gjitha subjektet duhet të tregojnë përgjegjësi për të shmangur zgjedhjet e reja.

Ajo shtoi se mundësia e marrëveshjeve politike mbetet e hapur, por duhet të respektojë rezultatin zgjedhor.

Lajme të ngjashme