Kusari-Lila flet në emër të Orav-it: BE u shpreh e gatshme të na mbështesë, veçanërisht për Planin e Rritjes - NACIONALE

Kusari-Lila flet në emër të Orav-it: BE u shpreh e gatshme të na mbështesë, veçanërisht për Planin e Rritjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndonëse ka dy-a-tri pikëpyetje se a do të jetë Kosova përfituese e menjëhershme e Fondit të Rritjes së BE-së – si pasojë të kushteve të vendosura – për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, gjërat janë më premtuese për çka u shpreh se ambasadori evropian në Kosovës, Aivo Orav, i ka shprehur mbështetjen e BE-së që Kosova të jetë përfituese në këtë fond.

Qasja konstruktive në dialog (do të thotë, qasja konstruktive karshi Asociacionit) dhe heqja e ndalesës së mallrave serbe janë artikuluar për kushte që Kosova të jetë përfituese e këtij fondi (kredi të buta dhe grante, rreth 900 milionë euro), nuk ishin në fjalorin e Kusari-Lilës.

“Ambasadori Orav theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit tonë, duke përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Sot, zhvillova një takim njoftues me Ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Diskutuam për përkushtimin e Kosovës ndaj agjendës së BE-së, sfidat dhe sukseset në këtë mandat legjislativ, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për avancimin e prioriteteve tona legjislative, duke përfshirë projektligjet e rëndësishme për agjendën dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Orav theksoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit tonë, duke përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Rikonfirmova se agjenda jonë parlamentare është e përkushtuar që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit në BE, duke sjellë rezultate konkrete për qytetarët. 🇽🇰🇪🇺

Lajme të ngjashme